E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: United dhe Chelsea do të jenë rivalët

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e sheh Chelseat si rival për titull për sezonin e ri.

Italiani e ka përmendur edhe Manchester United si kandidat për të triumfuar në Premier Ligën, por nuk e ka përmendur Arsenalin.

“Është më vështirë ta fitosh ligën kur je kampion në fuqi. Çdo ekip do të dojë të na mposhtë neve dhe ne duhet të punojmë më shumë se kurrë”.

“Mendoj se ka katër ose pesë ekipe të cilat mund të sfidojnë, po tani para mbylljes së afatit kalimtar, mendoj se United dhe Chelsea do të na sfidojnë për titull”, ka thënë Mancini për faqen zyrtare të Cityt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›