Shiste relike te blloku, kapet me para false
Tirane-Nje shites relikesh te vjetra ne zonen e ish-bllokut, ka rene ne prangat e policise se kryeqytetit. Ka qene nje aksion i organizuar nga uniformat blu ne oret e vona te mbremjes se te shtunes, rreth ores 22.30, ne zonen me te frekuentuar nga kryeqytetasit. Alben Xhelili, 43 vjec, me origjine nga Tepelena por me banim ne Tirane, ishte nje shites i perhershem ne trotuaret e bllokut, ku tregtonte sende te vjetra relike te se kaluares, pjata dhe orendi te tjera. Ne momentin qe atij i eshte afruar policia per kontroll pikerisht perballe lokal "Metropolitan" tek ish-blloku, Xhelili ka leshuar per toke canten e brezit qe kishte me vete dhe eshte larguar me vrap. Pas disa metrash ndjekje nga policia ai eshte ndaluar. Nga kontrolli qe i eshte bere portofolit te tij qe kishte hedhur ne toke, policia ka gjetur nje sasi prej 175 mije leke te reja, qe kane rezultuar se ishin false. Burime te policise se kryeqytetit bene te ditur se parate ishin kartemonedha te prerjes 5 mije lekeshe. Menjehere te ndaluarit i jane vene prangat, per vepren penale te falsifikimit te parave. Aksioni per arrestimin e tij, eshte organizuar nga Specialistet e Seksionit Kunder Krimit Ekonomik Financiar, ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, te mbeshtetur nga efektivet e komisariatit nr.2. Pasi eshte marre ne pyetje nga efektivet blu te policise, Xhelili ka deklaruar se nuk kishte dijeni se parate ishin false dhe se ato i kishte marre nga persona te ndryshem, kliente qe blinin sendet qe ai tregtonte. Por policia ka dyshimet te forta se ai eshte nje falsifikator te kartemonedhave, pasi rezulton se eshte proceduar edhe nje here me pare per te njejten veper penale. Policia e kryeqyteti ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ketij aktiviteti te kundraligjshem dhe per mundesine e perfshirjes ne te edhe te personave te tjere bashkepunetore te Xhelilit. Por deri tani nuk mund te flitet per ndonje emer konkret. Materialet ne ngarkim te te arrestuarit, Alben Xhelili, i kaluan Prokurorise se Rrethit Tirane, per veprime te metejshme, me akuzen e "falsifikimit te kartemonedhave" dhe "venien ne qarkullim te tyre".
Ledi Koraqi