Ramalho zgjidhettekniku i ri i Brazilit
BRAZIL- Murisi Ramalho është trajneri i ri i Brazilit. Federata Braziliane ka emëruar dje 54 vjeccarin, teknikun e Fluminenses si pasues të Karlos Dungës në stolin e 5 herë kampionëve të botës. Ramalho ka qenë asistent i Tele Santanës në kohën që punonin bashkë te San Paolo, ndërsa me këtë ekip ai ka fituar 3 tituj kampionë radhazi në vitet 2006, 2007 dhe 2008. Vitin e kaluar, ai u shkarkua nga Palmeirasi për një seri rezultatesh pozitive.
Tashmë Ramalhos i duhet vetëm OK-i i klubit të tij për të nisur aventurën në krye të ekipit kombëtar, por vështirë se ajo do të mungojë. Zëdhënësi i Federatës Braziliane Rodrigo Paiva tha se trajneri i ri e ka në dorë vetë situatën. Në ditët e fundit, emri që qarkullonte më shumë për pasues të Dungës ishte ai i Mano Menezes, trajner i Korinthiasit, por presidenti Tekseira vendosi ndryshe. Po ashtu, një tjetër emër ishte Leonardo, ish-trajneri i Milanit, por edhe kandidatura e tij është “djegur”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)