Mbyllje spektakolare për olimpiadën Londër 2012
Londër- Lojërat olimpike “Londër 2012″ kanë përfunduar mbrëmë me një ceremoni spektakolare muzikore duke i bërë edhe dorëzimin zyrtar qytetit tjetër pritës në 2016-ën, Rio de Janeiro-n. Flamuri zyrtar i lojëra u mbajt nga kryebashkiaku i Rios para se flaka të shuhej në stadiumin olimpik.
Tre orët e spektaklit kanë shfaqur për publikun emrat më të mëdhenj të muzikës pop në Britani, të dekadave të fundit, përfshirë Spice Girls, George Michael dhe Elbrow.
Shefi i këtyre Lojëra, Lord Coe tha:’Kur erdhi koha jonë, ne e bëmë atë siç duhet’. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, i cili e deklaroi olimpiadën e 30-të të mbyllur pak para mesnatës, tha: ‘Ne kurrë nuk do të harrojmë buzëqeshjen, mirësinë dhe mbështetjen e vullnetarëve të mrekullueshëm, heronjtë më të nevojshëm në këto Lojëra’.
Mbyllja e ceremonisë u pa në stadium nga 10 mijë atletë dhe 80 mijë spektatorë, teksa pas shusrjes së flakës çdo komb mori një nga 204 petalet. Sakaq fishekzjarre shpërthyen mbi stadium kur ‘Spice Girl’ performuan ‘My generation’ duke i dhënë ambientit ngjyrat e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar.
SHBA-të ishin ata që kryesuan Olimpiadën, me 46 medalje ari të marra në këtë kompeticion madhështor, të ndjekura nga Kina me 38 të tilla dhe Britania me 29 medalje ari që nga nisja e eventit më 27 Korrik 2012.
/IDEA/