Rama: Llotaria Kombëtare në dispozion të sportit, rruga e duhur
Tiranë- Kreu i opozitës, Edi Rama i inspiruar nga Lojërat Olimpike “Londër 2012″ tha sot përmes rrjetit social Twitter se Llotaria Kombëtare ishte në themel të shkëlqimit të skuadrës britanike, pasi sipas tij u vu në dispozicion të sportit.
Mbyllja e Olimpiades magjike te Londres le pas nje reflektim: Shkelqimi i skuadres britanike ka ne baze financimin nga Llotaria Kombetare! Reflektim per skeptiket mbi programin e PS: Me Llotarine Kombetare ne dispozicion te sportit e rinise ne do ta rilindim sportin shqiptar. I jemi referuar me kohe shembullit te Britanise se Madhe kur kemi folur per Llotarine Kombetare e jemi te bindur se kjo eshte rruga e duhur,-shkruan Rama në Twitter.
Më herët në një deklaratë për mediat Partia Socialiste tha se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar këtë fenomen. Sipas tij do të punohet që liçensa e cila u fitua nga “Austrian Loteries’ të rikthehet dhe të ardhurat t’i kthehen popullit. Teka më herët Zoti Rama akuzoi po përmes Twitter-it kryeministrin Berisha duke thënë se po grabit të drejtën publike të Lotarisë Kombëtare për llogari të klientelës së vet.
/IDEA/