E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbysin me kembe femijen

Artan Cena

TIRANE - Zenka mes tre burrave i ka marre jeten ne menyre aksidentale, nje femije vetem 3 vjec me inicialet K. S. Ngjarja e rende ka ndodhur dy dite me pare, ne lagjen Shkoze ne periferi te Tiranes. Bexhet dhe Sali Vogli, vellezer, jane vene ne pranga nga policia si autor te kesaj vrasjeje nga pakujdesia, nderkohe qe mbi ta eshte ngritur dhe akuza e "plagosjes se lehte". Sipas eksperteve te policise dhe Mjekesise Ligjore, femija vetem 3 vjec ka nderruar jete si pasoje e atakut te menjehershem ne zemer. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat thane se sherri, me pasoje vdekjen e te miturit, ka ndodhur per motive banale. Nderkohe qe ne kete ngjarje ka ngelur i plagosur lehte dhe 40-vjecari Ilir Faslliu.

Dy vellezerit kane qene duke udhetuar me shpejtesi me nje makine te llojit "Benz", ne nje lagje ne Shkoze, Tirane. Por kjo gje duket se nuk i ka pelqyer 40-vjecarit Faslliu, i cili ka dale dhe ka ndaluar makinen duke u kerkuar llogari vellezerve Vogli. Por Bexhet dhe Sali Voglit, respektivisht 33 dhe 24 vjec, nuk u ka pelqyer ky fakt. Ata kane zbritur nga makina dhe kane filluar te zihen me fqinjin e tyre, ne lidhje me kete gje. Fillimisht zenka mes tyre ka filluar me fjale. Por me pas gjithcka ka kaluar ne dhune fizike. Por aty afer ka qene dhe femija 3-vjecar qe ishte i fqinjit te dy paleve. Gjate zenkes ata kane goditur me shqelma femijen, i cili nuk ka mundur te largohet nga vendi ku po zhvillohej sherri. Frika dhe goditjet e marra nga tre burrat, kane qene fatale per femijen. Ai ka gjetur vdekjen e menjehershme. Sherri ka pushuar menjehere pas kesaj ngjarjeje te rende.

Banoret e tjere kane njoftuar policine dhe ne vendin e ngjarjes, kane mberritur uniformat blu te Komisariatit numer 1, si dhe ato te seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit. Keta te fundit kane bere arrestimin e te dyshuarve per vrasjen e 3-vjecarit me inicialet K. S. Policia tha se ka vene ne pranga Bexhet Voglin 33 vjec dhe Sali Voglin 24 vjec. Arrestimi i tyre eshte bere ne oren 17:30 minuta, pak kohe pasi ka ndodhur ngjarja e rende. Ndaj dy vellezerve te arrestuar jane ngritur akuzat e "vrasjes nga pakujdesia" dhe "Plagosjes se lehte me dashje". Gjithashtu tani me, dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, qe do te beje hetimet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›