E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikanti i droges, 50 mije leke kush e njeh

TIRANE - Kerkohej prej disa kohesh qe te identifikohej, por policia nuk ka mundur dot. E per kete shkak uniformat blu kane kerkuar ndihmen e medias, per identifikimin e tij. Personi qe shikoni ne foto kerkohet nga Policia e Shtetit, pasi eshte i implikuar ne nje trafik lendesh narkotike. E pikerisht dje, pas me shume se dy muaj hetimesh dhe kerkimesh, policia ka vendosur qe te ofroje dhe nje shperblim per personin qe jep informacione te sakta. "Ne kuader te nje procedimi penal, Policia e Shtetit kerkon ndihmen dhe bashkepunimin e qytetareve ne identifikimin e nje qytetari, (fotoja). Per te bere te ditur identitetin apo vendndodhjen e tij, mund te telefononi ne numrin pa pagese 0800 1212. Policia e Shtetit ju siguron se do t'ju ruhet anonimiteti si dhe ofron 50 mije leke per personin qe do te pohoj identitetin e tij", thuhet ne njoftimin zyrtar te bere nga uniformat blu. Nga burime eshte mesuar se, i paidentifikuari eshte i implikuar ne trafikun e nje sasie lende narkotike, pak me shume se dy muaj me pare. Sic mesohet nga burimet e policise, personi ne foto eshte larguar pasi ka lene lenden narkotike. Ai ka qene i pa shoqeruar.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›