E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyten dy pushues në gjirin e Lalzit

Dy pushues nga Tirana janë mbytur në det sot pasdite në gjirin e Lalzit. Mësohet se viktimat janë Bardhyl Zeqollari 37 vjeç dhe nipi i tij Alban Zeqollari 15-vjeç, ndërkohë që për fat të mirë i ka shpëtuar mbytjes djali 11 vjeçar i viktimës të tre nga Tirana. Sipas informacioneve trupi i 37- vjeçarit është nxjerrë nga deti dhe është dërguar në spitalin e Manzës ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të adoleshentit. Bardhyli ka qenë duke u larë në det, kur në një moment është dalluar se po kërkonte ndihmë dhe menjëherë është futur në det për ta ndihmuar, nipi i tij 16-vjeçar, Albani, më pas ka rendur dhe djali 11-vjeçar i Bardhylit. Në përpjekje për të shpëtuar xhaxhain, Albani mendohet se është mbytur dhe tashmë po kërkohet nga forcat e ekipit të shpëtimit të policisë së Durrësit. Persona që gjendeshin duke pushuar në rërë, janë hedhur në det dhe kanë arritur të nxjerrin gjallë, djalin 11 vjeçar I cili ndodhet në gjëndje të rëndë në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›