Mbyten dy te rinj ne Gjirin e Lalzit dhe ne lumin Mat
Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Gjirit të Lalzit. Besian Maja kishte hyrë në ujë për tu larë, por nuk ka mundur të dalë dot më prej tij. Të afërm dhe shokë të 22-vjeçarit në pamundësi për të nxjerr trupin e pajetë kanë lajmëruar policinë.
Më pas polumbarët kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen në breg të trupit të pajetë të 22-vjeçarit. Pak minuta më herët një tjetër i ri është mbytur duke u larë në lumin Mat afër Klosit. Trupi i pajetë i 20 vjeçarit Eltjon Mjeshtri është nxjerrë nga banorët e zonës .