E Diel, 1 Nëntor 2026

Paris shkak i perplasjes se trenit nje defekt ne binare

Kompania kombëtare franceze e hekurudhave (SNCF) njoftoi të shtunën se përplasja e trenit në Paris, sipas të gjitha gjasave është shkaktuar nga një defekt në binarë.
Një zyrtar i SNCF Pierre Izard, i tha sot gazetarëve se hetuesit kanë zbuluar që një shufër e hekurit që lidhte binarët ishte shkëputur.
Të shtunën paradite, ministri francez i transportit ka hedhur poshtë mundësinë që “gabimi njerëzor” të ketë shkaktuar daljen nga binarët të trenit, që la të vdekur 6 persona kanë vdekur dhe 8 të tjerë të lënduar rëndë, kur treni i shpejtë që bartte 385 udhëtarë, doli nga binarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›