Mbyten në lumë nënë e bijë, shpëton djali
25/05/2009 Tragjedi në ujërat e lumit Devoll. Rrëfen të gjithë ngjarjen dëshmitari dhe shpëtimtari i 4-vjeçarit
ELBASAN-Një tragjedi ka përfshirë një familje në fshatin Grekan të komunës Gostimë në rrethin e Elbasanit. Nëna është mbytur në lumë bashkë me vajzën, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht djali 4 vjeç. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në afërsi të fshatit Rrenas të komunës Gostimë. Këtë pjesë të lumit banorët e përdorin për të kaluar në anën tjetër në anën tjetër të lumit në fshatin Mollas ku edhe ndodhet rruga automobilistike drejt qytetit. Selime Çapja, 41 vjeç, me banim në fshatin Grekan bashkë me dy fëmijët e saj Xhorxhina 8 vjeç dhe Antonio 4 vjeç ishte duke shkruar tek nëna e saj në Mollas.
Fatkeqësia
Largësia për të shkruar deri në fshatin Rrenas do të duhet të kalosh Cërrikun, Gostimen të përshkosh rrugën e vështirë të Gjyralës, e cila është rurale dhe e paasfaltuar dhe më pas të marrësh rrugën që të çon përgjatë lumit Devoll në Rrenas. Në këtë fshat jetojnë rreth 200 familje dhe mbahen kryesisht me bujqësinë dhe blegtorinë. Largësia me qytetin, me tregjet dhe me civilizimin e bëjnë këtë zonë të harruar dhe pa perspektivë. Perspektiva më e madhe është rruga që sipas tyre është problem më i madh për ta. Njëkohësisht kjo zonë ka një lidhje të fuqishme me anën tjetër të lumit. Në Mollas fshatarët bëjnë pazaret, tregtojnë kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin krushqi. Lumi nuk ka qenë pengesë e madhe, por është kthyer në pengesën më të madhe për ta, madje edhe shkak për fatkeqësi të mëdha. Pikërisht nga ky lumë humbën jetën Selimja dhe vajza e saj Xhorxhina. Familja kishte zgjedhur të dielën për të shkuar tek gjyshja në Mollas. Nëna kishte bërë gati dy fëmijët dhe ishte nisur në mëngjes. Kur ka parë lumin pak të fryrë ka menduar se do ta kalonte lehtë edhe me dy fëmijët 4 vjeç dhe 8 vjeç, por nuk ka qenë kështu. Ata që kanë kaluar gjatë këtyre ditëve e dinin, por askush nuk e kishte lajmëruar Selimen dhe ajo ka hyrë nën egërsinë e lumit dhe nuk ka mundur të dalë më që aty bashkë me dy fëmijët. Fati ka buzëqeshur vetëm për Antonion e vogël, për të cilin ka pasur vetëm një dorë dhe ka mundur të shpëtojë. Xhorxhina dhe nëna e saj janë përplasur nga rryma e fuqishme dhe për to s’ka pasur asnjë mundësi.
Tregojnë banorët
Azem Mekshi ka qenë vetëm disa metra larg tyre, por ka mundur të shpëtojë veç djalin e mitur. Edhe pse i ka thirrur disa herë, gruaja nuk e ka dëgjuar paralajmërimin për shkak të zhurmës së ujit dhe fundi ka qenë tragjik për të dhe vajzën. Azem Mekshi kur ka parë të gjithë skenën ka vrapuar për të shpëtuar njerëzit që po mbyteshin. Ai ka arritur të kapë vetëm djalin e vogël, i cili fatmirësisht mundi t’i shpëtojë vdekjes. Nuk kanë qenë kaq me fat motra e tij e vogël dhe nëna. Banorët kanë filluar kërkimet menjëherë në pjesë të lumit duke ndjekur rrjedhën. Vetëm një orë më pas është gjetur trupi i gruas 41-vjeçare në dalje të fshatit Dëshiran përgjatë shtratit, rreth 4 km nga vendi ky u mbyt. Azemi jeton shumë afër lumit. Ai kishte vendosur të shkonte në tregun e bagëtive dhe të bujqësisë në Mollas, e më pas në Gostimë. Burri rreth 47 vjeç me një trup të thatë e fytyrë të gërryer ka qenë vetëm disa metra larg kur ka parë ngjarjen. “I thërrita disa herë të mos hynte, pasi uji ishte i rrëmbyeshëm dhe kishte shumë edhe pse është vapë e duhet të kishte shterur. Nga uji ajo nuk më dëgjoi dhe hyri me gjithë fëmijët. Vazhdova të vrapoja pasi e pashë që kishte edhe të vegjël. Kur për pak momente uji i përfshiu. Vrapova, hoqa këpucët dhe hyra në ujë për të kapur qoftë njërin, pasi të gjithë e dija që s’mundja. Djali ka qëndruar mbi ujë në një cep dhe unë arrita prej dore ta mbërthej. E nxora nga uji me ndihmën edhe të dy djemve të tjerë. Fëmija është shëndoshë e mirë, por për të tjerët s’u bë gjë. Më pas mësova që poshtë ishte gjetur trupi i gruas dhe po vazhdojnë për vajzën”. Azemi tregon se shumë banorë kalojnë në këtë pjesë, pasi është më e lehtë nga të tjerat dhe ka rrugë në anën tjetër që të çon në Mollas. Një pjesë kalojnë me karrocë dhe paguajnë 1 mijë lekë të vjetra, ndërsa pjesa tjetër kur nuk kanë vendosin të rrezikojnë duke e kaluar në këmbë. Vetëm një vit më parë në këtë zonë u mbyt një grua dhe trupi iu gjet 3 muaj më vonë.
Kërkohet urë
U paralajmërua fatkeqësia
Banorët e fshatrave Rrenas, Grekan e Gjyralë ankohen se nuk kanë një urë për të kaluar në anën tjetër, në fshatin Mollas ku bëhet pazari i çdo jave, kanë lidhje familjare dhe rruga është e mirë për të shkruar drejt qyteteve. Kjo zonë nga Gostime e deri në Kuçovë vuan për një urë, mungesa e së cilës është kthyer në burim të vazhdueshëm fatkeqësish. Mustafa Senja 50 vjeç shprehet se ai ka shpëtuar disa ditë më parë nga mbytja, ndërsa uji i ka marrë karrocën të vetmin mjet që kishte dhe i ka mbytur kalin. Këtu në këtë pjesë tregon ai janë mbytur 22 kuaj dhe për të gjithë zonën ka mbetur vetëm një karrocë që bën punën e transportit. “Vjet desh u mbytën një karrocier bashkë me djemtë e tij, por rastet kur njerëzit rrezikojnë janë të shumta. Nuk di çfarë të them. Ky lum po merr jetë njerëzish çdo ditë e më tepër. Ne kemi kohë që kërkojmë një urë pasi është e domosdoshme për ne. Për të shkuar një Mollas duhet të shkojmë një herë në Gostime dhe me të të nisemi aty dhe është trefish kostoja e një bilete. Rruga është e keqe dhe të gjithë këto fshatra janë në mëshirë të zotit dhe të shiut. Nëse nuk merren masa atëherë raste si këto do të dëgjoni prapë. Politika bën ura e tunele me miliarda në Kukës, ndërsa ne 2 mijë banorë askush nuk ndihmon qoftë edhe vetëm për një urë”.