E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për 3 vjet pronat njihen në mënyrë dixhitale

25/05/2009  Të regjistruara 4 milionë pasuri

Projekti i dixhitalizimit të të dhënave për pasuritë e paluajtshme do të realizohet në tre vjet. Ai është i ndarë në katër faza. Faza e parë ka të bëjë me perceptimin e sistemit dhe ndërtimin e një minisistemi prototip. Faza e dytë, me testimin e sistemit të ndërtuar dhe me bërjen e modifikimeve të nevojshme për t’ia përshtatur sistemit shqiptar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Faza e tretë, me implementimin e sistemit të kompjuterizuar fillimisht në 9 zyrat më të mëdha vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Faza e katërt, që do të shënojë përfundimin e projektit ka të bëjë me vënien në punë të sistemit të kompjuterizuar dhe trajnimin e stafit që do të përdorë sistemin. Shqipëria ka të regjistruara në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme afër 4 milionë pasuri të paluajtshme. Të gjitha veprimet mbi këto pasuri aktualisht bëhen në mënyrë manuale. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në kuadër të projektit LAMP (Land Administration and Menagement Project), ka filluar hartimin dhe implementimin e një projekti për të vënë në funksion sistemin e kompjuterizuar. Ky projekt po realizohet me ndihmën e specialistëve të Autoritetit Suedez për Pasuritë e Paluajtshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›