Syri vëzhgues i policisë memorje pasurive përrallore
25/05/2009 Nismë për mbledhjen e të dhënave rreth personave të dyshuar si segmente të krimit
TIRANE- Policia e Shtetit po punon për krijimin e një databazi, ku brenda “memories” së tij do të rregjistrohen të gjitha pasuritë si dhe të dhënat personale të personave që njihen nga uniformat blu si eksponentë kriminalë. Nisma e re e policisë shqiptare ka marrë mbështetjen e Drejtorit të Përgjithshëm Ahmet Prençi, drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme si dhe nga përfaqësuesit e huaj që japin asistencën e tyre në Shqipëri, për organizimin dhe reformin e uniformave blu. Duket se paisja e qytetarëve me karta elektroni si dhe me pasaporta biometrike, ka shërbyer si frymëzim për drejtuesit e policisë, të cilët në të njëjtën kohë me këtë proces kanë filluar punën për ndërtimin e një dosjeje elektronike, brenda së cilës mësohet do të rregjistrohet një sërë të dhënash. Burime jo zyrtare pranë Policisë së Shtetit thanë se shumëllojshmëria e të dhënave fillon nga pasuria e personit, si llogari bankare, automjete, troje, hotele, apartamente e të tjera dhe deri tek karakteristikat e tij personale si fotografi, shënjat e gishtërinjve, ngjyra e syve si dhe ADN-ja. Kuptohet që verifikimi dhe rregjistrimi i tyre kërkon edhe një bashkëpunim të gjithashëm me disa nga institucionet kryesore që meren me hetimin e ngjarjeve dhe identifikimin e autorëve që kryejnë veprimtari kriminale brenda kufijve shtetërorë. Burimet pranë uniformave blu thanë se kjo mënyrë e re do të shërbejë jashtëzakonisht shumë për zbardhjen e krimeve. Koha ka treguar se shpeshherë, policia është përballur me vendngjarje të ndryshme, që nga krimet ordinere e deri tek ato më të sofistikuarat, pavarësisht se të gjitha kanë pasur shumë rëndësi për dokumentimin e tyre, ku janë gjetur shenja gishtash. Madje realiteti ka treguar se edhe kur është arrestuar ndonjë person që ka drejtuar për vite me rradhë rejtin e drogës dhe prostitucionit, pasuaria e tij ka qënë tepër e vështirë për tu identifikuar dhe sekuestruar nga ana e prokurorisë. Por duket se kjo vështirësi nuk do të haset më në kohët në vazhdim, pasi grumbullimi me saktësi i të gjithave të dhënave do të ndihmonte autoritetet ligjzbatuese që të mernin masa të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e autorëve si dhe për sekuestrimin e pasurisë së tyre, e cila do të vërtetohej se ishte ngritur mbi bazën e aktivitetit kriminal. Mësohet se në historinë e policisë shqiptare ky sistem të dhënash është i pari që po krijohet.
Bashkëpunimi me prokurorinë
Mund të thuhet me plot gojë se ky sistem të dhënash elektronike do ti shërbente më shumë organit të akuzës shqiptare, përfaqësuesit e së cilës çdo ditë të vitit kryejnë një sërë veprimesh hetimore për të identifikuar dhe provuar dikujt në gjykatë autorësinë e një krimi. Burime pranë këtij institucioni thanë se mbledhja e të dhënave të personave që dyshohen si eksponentë kriminalë do të lehtësonte shumë punën e tyre hetimore. Këtë gjë prokurorët e bazojnë në faktin se në një vrasje apo në një grup kriminal, në qoftëse do të arrihet të gjendet një provë e vetme që përputhet me të dhënat e mbledhura në database, atëherë fill pas saj do të arrihet të zbardhet identiteti dhe gjithë të dhënat e personit që ka kryer vrasjen apo ka marrë pjesë në grupin kriminal. Ky sistem do të shërbejë edhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive, gjë të cilën Gjykata e Larta vendosi dy vjet më parë që bllokimi i tyre të kryehet nga momenti i rregjistrimit të procedimit penal e në vazhdim dhe jo nga koha kur ato janë ndërtuar apo financiar..
Bashkëpunim për gjetjen e burimit të të ardhurave
Laboratorë e drejtori, pjesë të strukturës
TIRANE- Krijimi i kësaj strukture nuk do të ketë vetëm bashkëpunimin midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe të institucionet të tjera. Sipas burimeve pranë institucioneve të sipërcituar krijimi i database, do të kryhet në bashkëpunim me Institutin Mjeko-Ligjor, Institutin e Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme, Filialet e bankave, Drejtorinë e Kolaudimit të automjeteve, Drejtorinë e konfiskimit dhe menaxhimit të pasurive pranë Ministrisë së Financave e të tjera. Të gjitha këto struktura do të ofrojnë informacione të saktë për pesronat që policia dhe prokuroria shqiptare dyshojnë se janë të implikuar në krime por dhe që pasurohen si pasojë e një aktiviteti të paligjshëm siç është, pjesëmarja në grupe kriminale, trafikimi i lëndëve narkotike, trafikimi i armëve apo trafikimi i femrave e të tjera. Burime pranë policisë thanë se pas krimit edhe sikur të mos realizohet arrestimi i autorit, të gjitha konkluzionet si dhe të gjitha provat e një krimi të çfarë do llojshëm, do të hidhen në arkivin elektronik. Ato do të qëndrojnë në të dhe gjatë kohërave në vazhdim do të shërbejnë për krahasim, me ndonjë provë që mund të gjendet nga policia edhe pas dhjetë vitesh kur ka ndodhur ngjarja. Projekti në fjalë që tashmë ka marrë jetë, mësohet se ka mbështetjen edhe të përfaqësuesve të huja në shqipëri, të cilët mësohet se kanë dhënë një pjesë të fondeve për krijimin e këtij database.