E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyten nga dosjet nje gjyqtar deri ne 14 seanca ne dite

Çdo 30 minuta zhvillohen rreth 65 seanca gjyqesore ne Gjykaten e Tiranes. 6 deri 14 seanca zhvillon ne nje dite, pothuajse secili prej gjyqtareve te gjykates me te madhe ne vend. Eshte ky ritmi i shpjete,por dhe shume i lodhshem i punes, ku gjate nje viti 65 gjyqtare u japin zgjidhje rreth 29 mije ceshtjeve. Por kjo ngarkese ka pasoja te drejtpërdrejta edhe në cilësinë e vendimeve që japin gjyqtarët. Manjola Bejleri, gjyqtare per më shume se 10 vjet ne kete gjykate, në nje interviste per “AS”, ngre me shqetesim çështjen e mbingarkeses.

"Të gjithë gjyqtarët përpiqen dhe bëjnë një punë cilësore dhe të përgjegjshme. Por natyrisht që ngarkesa e madhe e punës patjetër që do të sjellë efektet e veta në cilësi. Sepse duke patur një ngarkesë shumë të madhe, duke patur një kohë shumë të kufizuar duke patur dhe lodhje, të gjitha këto do të ndikojnë patjetër dhe në cilësinë e vendimeve. Do të thosha në pjesën e dispozitivit, por ka vend që arsyetimet të përmirësohen", thotë Manjola Bejleri, gjyqtare.

Krahas ngarkeses se gjyqeve qe drejt për drejtë sjellin zvarritje te seancave, infrastuktura gjyqësore eshte nje tjeter problem shqetesues per gjyqtaret e Tiranës. Shumica e seancave zhvillohen nëpër zyrat e gjyqtarëve në një hapësirë tepër të ngushtë, ku shpeshherë palet konfrontohen edhe fizikisht.

"Deri në muajin korrik kam përfunduar rreth 350 cështje, janë të dorëzuara. Ndërsa në dorë kam rreth 150. Pra, kjo është si të thuash, me termin xhiro, ku përfundojnë, vijnë sërish, zëvendësohen prapë ato që përfundojnë. Në të njëjtin ritëm besoj do të jetë deri në fund të vitit, ose duke iu referuar statistikave, gjithmonë ka qenë në rritje. Mesatarish në ditë gjykohen 6-7, por, ka ditë kur ka mbingarkesë për shkak të disa afateve proceduriale që nuk mund të tejkalohen, dhe gjyqtari mund të gjykojë dhe 13-14 gjyqe në ditë. Pra, që mund të them që cdo gjysëm ore zhvillohet një proces gjyqësor. Është një ngarkesë e cila transmetohet dhe gjatë pasdites. Pjesa arsyetuese, pothuajse të gjithë gjyqtarët punojnë pasdite, madje punojnë edhe fundjavave", vijon Bejleri.

Gjykata e Tiranes eshte institucioni me fluksin me te madh te proceseve gjyqësore. Aty përplasen per zgjidhje mbi 40 përqind e volumit te te gjitha proceseve gjyqesore te vendit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›