E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i vjeshtes FMN dhe BB Rreziqe te tjera ne horizont

Në Uashington nisi sesioni plenar i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, me shqetësimin në rritje për ritmet e ekonomisë botërore. Që në nisje të punimeve, shefja e FMN-së, Kristin Lagard theksoi se dobësitë ekonomike po grumbullohen nga dita në ditë, duke I bërë edhe më të vështira zgjidhjet.

“Lajmi i keq është se në horizonte ka rreziqe të tjera dhe këto dobësi po mblidhen. Ato rriten edhe nga ajo që përceptohet si një angazhim joefikas i politikës”, tha Lagard. Në bisedimet e sesionit të vjeshtës, dy institucionet më të mëdha financiare do të mundohen të gjejnë zgjidhje për problemet ekonomike, por sic u shpreh edhe Lagard, disa prej këtyre problemeve në thelb kërkojn zgjidhje politike.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›