Brazil 10-vjecari qellon mesuesen dhe vret veten

Autoritetet braziliane thanë se një nxënës shkolle 10-vjecar qëlloi me pistoletë mësuesen e vet, në sy të gjithë klasës dhe më pas vrau veten me dy plumba në kokë. Tragjedia ndodhi në shkollën publike "Alcina Dantas" në një periferi industriale të San Paolos.
Sipas të dhënave të policisë, 10-vjecari David Mota Nogueira kërkoi leje të shkonte në tualet dhe u kthye me revolver të kalibrit 38 milimeter në dorë. Ai qëlloi mësuesen 38-vjecare në sy të 25 nxënësve të klasës, pastaj vrapoi në korridor ku i dha fund edhe jetës së tij. Mësuesja arriti të mbijetonte pas një operacioni ndërsa fëmija vdiq pak pasi mbërriti në spital. Arma i përkiste të atit të fëmijës, i cili mund të akuzohet për neglizhencë dhe të dënohet me dy vjet burg. Në prill të këtij viti, brazilianët u shokuan nga masakra në një shkollë në Rio De Zhaneiro, e kryer nga një ish nxënës, që vrau 12 fëmijë.
Juli Prifti