Mbytet 13-vjeçari, po lahej në lumin Osum
BERAT- Një 13-vjeçar është nxjerrë pa jetë nga lumi Osum, ku duket se kishte hyrë për t'u larë. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur nga vendasit si Ure e Re në lumin Osum, ku fëmija L. Goga banor i lagjes "Çlirim", hyri dhe nuk mundi të dalë më i gjallë. Policia nuk bën me dije ende se në çfarë rrethanash është mbytur fëmija, por njofton se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë nxjerrë nga ujërat e lumit trupin e pajetë. Ndërkohë që trupi i pajetë u shoqërua në morg, policia po merr në pyetje dëshmitarët.