Bashkohet autostrada e Kosovës me atë të Shqipërisë

Ura e vogël vetëm 6 metra e gjerë dhe jo më shumë se 10 metra e gjatë, jo rrallë vështirësonte qarkullimin normal të mjeteve dhe udhëtarëve që lëviznin në të dy anët e kufirit.
Kjo ka bërë që bërë udhëtarët e të dy vendeve ta shohin bashkimin e dy autostradave si një simbol i bashkimit të mëtejshëm të të dy shteteve shqipfolëse. Mbikëqyrësi i firmës “Drini company”, Naim Gashi, thotë se punimet nisën në fillim të muajit maj dhe përfunduan brenda një kohe të shkurtër. I gjithë investimi për bashkimin e dy autostradave është i qeverisë kosovare. Përfundimi i shpejtë i punimeve mundëson lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe mallrave në këtë periudhë kur fluksi i lëvizjes në të dy anët e kufirit rritet së tepërmi për shkak të lëvizjes së kosovarëve drejt bregdetit shqiptar.
Bashkimi i dy autostradave dhe punimet për zgjerimin e mjedisit të doganës do të mundësojnë edhe normalizimin e lëvizjes së mjeteve me mallra tregtare që lëvizin nga njëri vend në tjetrin, ku rritja e fluksit të lëvizjes së mjeteve të tilla jo rrallë shkakton radhë të gjata. /Start/
2012-06-25 14:27