Mbytet në Sarandë 15 vjeçari nga Gjakova

Sarandë, 21 gusht - Një 15-vjeçar nga Gjakova është mbytur sot në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një prej komplekseve brenda qytetin jugor, ka raportuar BalkanWeb. Mësohet se viktima është Andi Taci nga Gjakova, vetëm 15 vjeç, i cili kishte mbërritur po sot në Sarandë bashkë me familjen e tij për të kaluar pushimet. Sapo ka hyrë në ujën e pishinës ai ka humbur ndjenjat dhe nuk ka dalë më prej andej. Menjëherë kanë ndërhyrë personat e pranishëm pranë pishinës, por ka qenë e pamundur shpëtimi i 15-vjecarit i cili kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes. Sipas policisë adoleshenti nuk dinte not por gjithsesi po hetohen me detaje rrethanat e mbytjes së adoleshentit.