E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shqiptare shkatërron 600 rrënjë hashash në Lazarat

Gjirokastër, 21 gusht - Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se zhvilloi të shtunën në fshatin Lazarat operacionin e parë sivjet për shkatërrimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë hashashi duke arrestuar një person dhe duke shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

Forca të shumta të policisë hynë në orët e para të mëngjesit në një zonë të banuar  të Lazaratit që ishte evidentuar më parë  e mbjellë me bimë narkotike. Sipas burimeve zyrtare të policisë janë  shkatërruan mbi 600 rrënjë  hashashi. Personi i arrestuar  është akuzuar për   kultivim të bimëve narkotike dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve ushatrake.

Operacioni i sotëm kundër kultivuesve të lëndeve narkotike ishte i pari  për këtë vit  në zonat jugore të Shqipërisë. Lazarati vazhdon të jetë  në qendër të veprimeve hetimore të polcisë pasi gjatë dy tre viteve të fundit në këtë fshat janë kultivuar  vatra me bimë narktoike. Pothuajse  e gjithë sasia e hashashit të kultivuar në Shqipëri  transportohet drejt Greqisë fqinje përmes  brezit të kufirit tokësor të të dy vendeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›