E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdesin katër emigrantë shqiptarë në aksident trafiku në Greqi

Tiranë, 21 gusht  (E plotësuar)- Aksident rrugor në Greqi, me pasojë vdekjen e katër personave, dhe tre të tjerë të lënduar rëndë, që të gjithë këta  emigrantë shqiptarë.
Lajmi është konfirmuar nga konsulli shqiptar i Janinës, Eshref Shehu në një prononcim telefonik për televizionin NEWS24.
Sipas informacioneve të fundit të TCH, aksidenti tragjik ndodhi në aksin rrugor Konicë-Kalpaq, 10 kilometra larg kufirit, kur dy makina me emigrantë shqiptare, një Toyota, me targë ZMT 5943, dhe një Peugeot, me targë ZMM 1729, u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë humbën jetën Drita dhe Vasil Bazaiti, 51 dhe 58 vjeç, Apostol Hila si dhe Pirro Nuredini. Në aksident të plagosur kanë mbetur edhe tre emigrantë të tjerë Valentina Bazaiti dhe Endrit (19) e Romina Bazaiti (15 ).
Mësohet se gjëndja shëndetësore e 19 vjecarit është shumë e rëndë pasi ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë përgjumja e njërit prej shoferëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›