E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet trageti 160 te vdekur ne Zanzibar


Të paktën 163 persona kanë vdekur pasi një traget i tejmbushur u mbyt në ishullin e Zanzibarit, në Tanzani, me 500 persona në bord.

Mbi 100 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, por 325 të mbijetuarit janë rekuperuar nga skuadrat e shpëtimit.

Trageti “MV Spice Islander” po udhëtonte mes ishujve kryesorë të Zanzibarit, Ungujës dhe Pembës, që është edhe një destinacion i njohur turistik.

Mjeti lundrues po kthente persona të shumtë nga pushimet që kishin bërë me rastin e muajit të Rmazanit.

Autoritetet po përpiqen të përballen me emergjencën dhe kan kërkuar mbështetje nga vende të tjera si Afrika e Jugut dhe Kenia.

Të mbijetuarit u transportuan nga disa barka private drejt molit në Ston Taun, ka bërë të ditur një zyrtar i policisë lokale.

Ndërkohë, shumë të afërm janë në pritje të informacioneve për njerëzit e tyre që mund të kenë qenë në këtë traget.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Vlorë, përcillet me nderime gjyqtari i ndjerë Konomi
Zyrtarë, qytetarë e miq nderojnë 33-vjecarin
Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
Serbët bllokojnë makinat në pikën 31
Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme
Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›