E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro Une pergjegjesi kryesor per objektivat


Shpëtim Duro është i vetëdijshëm për atë që e pret në sezonin e ri. Të paktën në letër, Skënderbeu vazhdon të ketë skuadrën më të mirë të Kategorisë Superiore.

Investimet e rëndësishme të presidentit Agim Zeqo kanë vazhduar edhe gjatë merkatos së verës dhe natyrisht që pritshmëria nga drejtuesit e klubit, por edhe nga tifozeria korçare është e madhe. Tekniku, që gjatë sezonit të kaluar e mori klubin pothuajse pa shpresa në luftën për titull dhe në fund u dhuroi “ujqërve të dëborës” kampionatin, nuk i trembet sfidës së radhës. Natyrisht që objektivi kryesor mbetet konfirmimi si kampionë të Shqipërisë. “Kam besim të plotë te skuadra dhe mendoj se do të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, ku fituam titullin kampion. Skuadra është e kompletuar me afrimet e realizuara në merkaton e verës dhe natyrisht që nëse nuk realizojmë objektivat e përcaktuara, kjo do të thotë që në radhë të parë përgjegjës jam unë”, deklaroi Duro.

Trajneri mendon se skuadra e tij është gati për sezonin e ri, edhe sepse Skënderbeu përgatitet prej tre muajsh. Ai shtoi: “Kemi bërë një punë të gjatë, por të mirë gjatë kësaj periudhe dhe jemi gati që të nisim garën në sezonin e ri. Skuadra stërvitet prej afro tre muajsh, kjo është një përgatitje shumë e gjatë, por ndihemi mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Gjithashtu, kemi pasur kohë që të përmirësohemi dhe të përshtatemi taktikisht”. Për sa u takon rivalëve direkt në këtë sezon, Duro tha: “Edhe pse duket sikur kanë probleme, kundërshtarët tanë janë mjaft të fortë. Rivalët direktë do të jenë Tirana, Flamurtari dhe Vllaznia, por rivaliteti në këtë kampionat pritet të jenë mjaft i madh dhe asnjë nga skuadrat e tjera nuk duhet nënvlerësuar”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bundesliga, Leverkusen shkatërron Augsburg
Ekipi i Augsburg është mundur në shtëpi 4-1 nga Bayer Leverkusen, në ndeshjen që hapi javën e pestë të kampionatit gjerman. Nis Seria A, spektakël në San Siro
Lojë e shpejtë, grintë e gola. Kjo është panorama e ndeshjes së parë të sezonit 2011-2012 të Serisë A që ngriti siparin me ndeshjen Milan-Lacio.
Gjermani, futbollistët duan psikolog
Nuk mjafton vetëm stërvitja e trupit, edhe mendja duhet të ketë përgatitjen e vetë. Për këtë futbollistët gjermanë duan një psikolog në stafin teknik. Beckham kërkohet në Angli
Vitet kalojnë, por David Beckham vazhdon të jetë i kërkuar në tregun e futbollistëve, sidomos atë anglez. Milan, Cassano ul në stol Paton
Antonio Cassano do ta nisë ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Lazios si titullar duke lënë në stol brazilianin Alexandre Pato.

Lajmet kryesore

Vlorë, përcillet me nderime gjyqtari i ndjerë Konomi
Zyrtarë, qytetarë e miq nderojnë 33-vjecarin
Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
Serbët bllokojnë makinat në pikën 31
Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme
Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›