E Diel, 1 Nëntor 2026

Serialët në DigiPlus

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 09:54

Criminal minds

Një skuadër e përzgjedhur e FBI-së për të zgjidhur vrasjet seriale. Në skuadër çdo pjesëtar ka një rol të veçantë dhe së bashku mbledhin provat dhe punojnë për të parandaluar goditjen e radhës të vrasësve të pashpirt. Aktorë: Shemar Moore, Thomas Gibson, A.J. Cook, Kirsten Vangsness.
E hënë e premte, ora 23:15

Amanti e sekreti
Vrasja brutale e një biznesmeni, përpara vajzës së tij të vogël, do të përçajë familjen e tij të pasur dhe do të nxjerrë intriga, sekrete të dhimbshme dhe pasione të fshehura. Aktorë: Monica Guerritore, Maurizio Aiello, Christiane Filangieri, Michele Lastella, Micaela Ramazzotti, etj...
E shtunë e diel, ora 21:00

JUSTIFIED

Marshalli Raylan Givens e lufton krimin sipas mënyrës së tij dhe gjithmonë futet në telashe për dhunën e tepruar që përdor. Pasi e ulin në detyrë dhe e kthejnë në qytetin e lindjes, një vend kur krimi mbizotëron... Aktorë: Timothy Olyphant, Nick Searcy, Joelle Carter, Jacob Pitts, Erica Tazel, etj...
E shtunë e diel, ora 22:00

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›