Vështirë të ndalet një tren i çmendur
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Një tren pa njeri në bord, i ngarkuar me lëndë kimike të rrezikshme, ka dalë jashtë kontrollit dhe i është drejtuar një qyteze.
Tani, një makinist i ri dhe një mekanik me eksperiencë do të provojnë të bëjnë të paimagjinueshmen... të hipin në trenin që po lëviz me shpejtësi maksimale dhe ta ndalin përpara se të jetë shumë vonë.
Filmi bazohet në librin “Big Bigger and Biggest Trucks and Diggers”, i cili përshkruan në detaje një film aksion, duke filluar nga trenat e shpejtë që ndonjëherë edhe kur nuk kanë pasagjerë, dinë të bëhen të rrezikshëm, aq më tepër kur tani ata janë të mbushur me kimikale.
Regjia e këtij filmi është bërë nga Tony Scott, ndërkaq në rolin kryesor paraqitet aktori Denzel Washington. Filmi përpiqet që në minutat e tij të para ta zbulojë botën e vrimave të zeza dhe kutive të zeza.
Apo ndryshe mund të themi se ky është aksioni më i madh i njeriut për të ndalur “makinat më të mëdha që vetë njerëzimi i ka zbuluar.
Washington luan një njëri të rrezikshëm, por si zakonisht në filmat e Scottit karakteret e tij janë edhe burra të ndërgjegjshëm. I këtillë është edhe aktori kryesor i “Unstoppable”, pasi që ashpërsia e jetës e bën njeriun e qetë, siç duket edhe Frank Barnes.
Me një fjalë “Unstoppable” është një film që vështirë mund të harrohet sepse ai të ofron kënaqësinë e kalimit të një personi në një person tjetër, përderisa momentet e tij të bukura janë çastet komike në rastet e vështira. Të gjithë adhuruesit e filmit aksion këtë film mund ta shohin në kanalin DigiGold për abonentët e IPKO-s, nga e hëna deri të dielën.
UNSTOPPABLE
Regjia: Tony Scott; skenari: Mark Bomback; drejtor i fotografisë: Ben Seresin; montazha: Chris Lebenzon dhe Robert Duffy; muzika: Harry Gregson-Williams; dizajner: Chris Seagers; kostumografe: Penny Rose; producentë: Julie Yorn, Tony Scott, Mimi Rogers, Eric McLeod dhe Alex Young; Distributor: 20th Century Fox. Kohëzgjatja: 1 orë e 38 minuta.
Aktorë: Denzel Washington (Frank), Chris Pine (Will), Rosario Dawson (Connie), Kevin Dunn (Galvin), Ethan Suplee (Dewey), Kevin Corrigan (Inspector Werner), Lew Temple (Ned), Kevin Chapman (Bunny), T. J. Miller (Gilleece), Jessy Schram (Darcy) dhe David Warshofsky (Judd Stewart).