Mbytja e 2 grave në Devoll, arrest shtëpie për shoferin, banorët protestojnë
DEVOLL- Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest shtëpie për Gëzim Zyfin, drejtuesin e zetorit që u përmbys në lumin Devoll para disa ditësh, e për pasojë humbën jetën dy gra.
Drejtuesi i zetorit u arrestua nën akuzën e mungesës së lejes së drejtimit. Por sot banorët e fshatit Dodranj janë mbledhur para Gjykatës së Korçës për të protestuar. Ata pretendojnë që Zyfi është i pafajshëm.
Ngjarja ndodhi më 6 prill, teksa 20 persona tentuan të kalojnë lumin Devoll me zetorin e Gëzim Zyfit pasi mungon një urë që lidh fshatrat. Mësohet se këta persona ishin nisur në një mort.
Por gjatë rrugës rimorkio e zetorit ka rënë në një gropë të thellë dhe është përmbysur, duke u marrë jetën 2 grave. Banorët pretendojnë se kanë qenë ata që i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit me ngulm t’i kalojë përmes lumit, pasi donin të merrnin pjesë në një ceremoni mortore.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mbytja e 2 grave në Devoll, sot masa për shoferin, banorët protestojnë