Arrestohen 8 persona për trafik droge, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar
Tiranë- Tetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas policisë së kryeqytetit të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti trafikantësh që shpërndajnë drogë në disa shtete të Evropës.
Ende nuk dihen detaje mbi operacionin e sotëm dhe identitetin e të arrestuarve.
Por policia pritet të dalë në një konferencë shtypi mbi arrestimet.
Lajm në përditësim…