E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku ndërkombëtar i drogës, arrestohen 8 persona, operacioni vijon

TIRANE - Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologë të huaj të antidrogës, ka arrestuar në Shqipëri 8 persona, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.

Burime nga policia konfirmojnë se në pranga kanë rënë 8 persona, të cilët dyshohen si anëtarë të organizatës, e cila dyshohet se drejtohej nga shqiptarë.

Ndërkohë operacioni po vijon njëkohësisht në disa qytete të vendit, si dhe në shtete të tjera, si Zvicër, Itali, Holandë Gjermani etj.

Mësohet se janë lëshuar 35 urdhërarreste, të cilat pritet të ekzekutohen, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare e policisë për këtë operacion.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›