E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet taksa e makinave të vjetra. Berisha: Verifikim ajror për ndërtimet

berisha-qeveria11Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sot që të dyfishohet vlera e letrave me vlerë, ndërsa qeveria ka miratuar vendimin për përgjysmimin e taksës për makinat e përdorura.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ai u shpreh se dyfishimi i vlerës për letrat me vlerë do të bëhet në mbledhjet e ardhshme, nismë kjo, sipas Berishë, që do të nxisë zhvillimin e këtij lloj tregu.

Në mbledhjen e ardhshme do të përgatisim vendimin apo dhe ndërhyrjet po të jetë nevoja të dyfishimit fiks të përdorimit të letrave me vlerë. Aty ku janë 20 të bëhen 40 dhe aty ku janë 30 të bëhen 60. Zoti Bode dua që vendimi të shtyhet edhe për gjysmën e parë të mandatit të ri. E kam theksuar dhe theksoj se letrat me vlerë nuk janë lekë, por janë detyrim i qeverisë ndaj qytetarëve, detyrim ndaj të cilit ne qëndrojmë plotësisht. Ndaj të dashur qytetarë pas këtij vendimi që do ti japë nxitje të madhe tregut të letrave me vlerë,- tha ai.

“Kryeministri kerkoi sot hartimin me urgjence te vendimit per nje verifikim te ri ajror (fotografim) te situates ndertimore, me qellim legalizimin e te gjithe objekteve te ndertuara deri me sot”-tha Sokol Olldashi në Facebook.

Një tjetër çështje e diskutuar sot në Këshillin e Ministrave ishte edhe hapja e zyrave këshillimore juridike në shumë zona të vendit. Vetë kryeministri tha se ato do të shërbejnë për të ndihmuar qyetarët që nuk kanë mundësi ekonomike të këshillohen me avokatë.

Hapjen e zyrave këshillimiore juridike në mbështetje të qytetarëve në nevojë. Qytetarët shqiptarë do të keë këshillim juridik falas në të gjitha qarqet e vendit. Do kenë jo vetëm këshillimi për çështjet juridike. Ka prej tyre që nuk i afrohen dot avokatit për shkak të tarifave, ata do të kenë zyrat juridike ku do marrin këshilla dhe mbështetje falas. Këto zyra zoti Halimi duhet të jenë të lidhura me sistemet e dixhitalizuara,- tha Berisha.

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për të hequr taksën prej 10% për shitjen e tokës bujqësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›