Francë, rritet popullariteti i Sarkozisë
Rritet popullariteti i Presidentit francez Nikolas Sarkozi me 3%, kjo pas mënyrës efikase sesi u përball me krizën financiare.
Pas anës pozitive qëndron dhe ana tjetër e medaljes, ndërsa shumë francezë janë shprehur të pakënaqur me politikën e tij të brendshme.
Ky vlerësim është pjesë e një sondazhi të publikuar në Journal du Dimanche, ku 34% e francezëve janë dakord me politikat e Sarkozisë.
Jo vetëm kaq, por 66% e francezëve janë shprehur të pakënaqur me politikën e brendshme dhe mënyrën si sillet ndaj disa temave sociale.