E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytja e kroceras, frika ndaj një fatkeqësie ekologjike

ROMË- Ministri italian i Mjedisit, Corrado Clini, njoftoi se frikësohet nga një fatkeqësi ekologjike pas mbytjes së anijes gjigante ''Costa Concordia'', shumë afër ishullit italian Giglio në një zonë të bukur natyrore në Toskanë.
"Është një makth nga mbrëmja e kaluar", deklaroi ai në një intervistë për gazetën e përditshme "La Stampa".
"Anija ka rezervuare të mbushura plot me karburant që nëse do të sedimentohej në fund të detit, do të ishte një fatkeqësi", theksoi ai.
Duke imagjinuar rastin më të keq, ministri tha se karburanti mund të shpërndahet në det dhe të ndotë një breg të jashtëzakonshëm me efektet, që në raste të tilla njihen, për faunën detare dhe zogjtë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›