Niset në Afganistan kontigjenti paqeruajtës “EAGLE 4”
TIRANË-Kontigjenti paqeruajtës “EAGLE 4” është përcjellë sot për në Afganistan me nje ceremoni të vecantë në Aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza”.
“Kontigjenti që kemi nisur drejt Afganistanit dhe personeli i përfshirë në to është treguesi më i mirë i vendosmërisë së vendit tonë për të kontribuar në sigurinë dhe paqen globale”, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në ceremoninë e e përcjelljes me mision në Afganistan, të kontigjentit paqeruajtës “EAGLE 4”, në Aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza”.
Sipas ministrit Imami, “ky është një moment i veçantë, tejet i rëndësishëm dhe një moment reflektimi dhe respekti për gjithë ato misione që kanë qenë dhe e kanë kryer me nder këtë detyrë përpara".
“Ne kemi sigurinë e plotë se ju do të arrini ta kryeni me sukses të plotë këtë detyrë. Qoftë për shkak të punës së palodhur që keni bërë, qoftë për shkak të atyre vlerave etike dhe patriotike që ju mbartni. Qoftë për shkak se ju mbështet i gjithë ”, u shpreh Imami.
“Sot nisim një grup të madh ushtarësh dhe punonjësish të policisë, në Afganistan. Është një grup i cili është kompleks në misione, detyra dhe në njësi. Është një nder dhe kënaqësi që përcjellim këtë mision, sepse në fakt ju jeni krenaria jonë”, iu drejtua ministri Imami trupave të kontigjentit paqeruajtës “Eagle 4”.
Sipas ministrit të Mbrotjes, “kontigjenti i nisur drejt Afganistanit dhe personeli i përfshirë në to është treguesi i dedikimit dhe përgjegjshmërisë që kemi ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në veçanti për aleatin tonë të madh, SHBA-në”.
Sipas ministrit Imami, Ky është njëkohësisht demonstrim i qartë i rritjes së kapaciteteve dhe i rrritjes së dislokueshmërisë dhe profesionalizimit të forcave tona të armatosura”.
Burgaj
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, tha të hënën, gjatë ceremonisë së përcjelljes të kontigjentit paqeruajtës në Afganistan "EAGLE 4", në aeroportin "Nënë Tereza", në Rinas, pjesë e të cilës janë dhe punonjës të Policisë së Shtetit", se "do të jemi bashkpunëtorët më të denjtë të aleatëve tanë të NATO-s dhe në veçanti, të forcave të armatosura amerikane me mision në Afganistan".
Sipas Burgajt, "kjo është hera e dytë që punonjësit e Policisë së Shtetit marrin pjesë në një mision jashtë vendit. Dhe, ashtu si edhe herën e parë, policia do të tregojë se nuk është vetëm mbajtëse dhe zbatuese e standardeve më të mira bashkëkohore, por është njëherësh edhe përçuese e mirë e këtyre standardeve, praktikave të mira në organizatat policore dhe njësitë speciale të vendeve të tjera".
Gjatë ceremonisë së organizuar sot, ku u përcoll kontigjenti paqeruajtës "Eagle 4" në Afganistan, morën pjesë dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, etj.
(d.b/BalkanWeb)