E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Imami vendos komandantin e Flotës pa dekretin e Topit

Share

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami anashkalon Presidentin Topi dhe emëron me një urdhër të thjeshtë Komandantin e Flotës. Kështu, kriza në marrëdhëniet qeveri-Presidencë, njëlloj si në rastin e emërimeve në diplomaci, po krijon boshllëqe edhe në sektorin e Mbrojtjes. Faktet që verifikohen të shtyjnë të dyshosh në pezullimin e komunikimit ndërinstitucional, apo një dakordësi relative, është mënyra sesi u shkarkuan dhe nxorën në rezervë para disa muajsh tri ushtarakët madhorë, ndër të cilët edhe komandanti i Forcës Detare. Më tej akoma, në favor të kësaj ideje flet emërimi në detyrë i komandantit të ri të Forcës Detare, Kapiten i Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani. Ndonëse pararendësi i tij, Kundëradmirali Kudret Çela është shkarkuar nga detyra funksionale me dekretin presidencial të datës 16 dhjetor 2011, emërimi i Kreshpanit nuk ka deri më tani një akt miratimi publik nga ana e zyrës së Bamir Topit. Në faqen zyrtare të Presidencës mungon dekreti për emërimin e tij. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se emërimi në këtë detyrë është bërë me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.  Kjo konfirmohet, sidoqoftë edhe nga ish-drejtuesi i Flotës, Çela, i cili është shprehur se po qe se nuk ka dekret, atëherë është në detyrë me urdhër të Ministrit./shekulli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›