E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statuti i Aleancës Kuq e Zi, ja pikat kryesore të programit

Share

Pasi kane deklaruar se synojnë te mbërrijnë ne 1 milion anëtarë, regjistrimi ne gjykate ishte hapi i fundit i shndërrimit te Aleancës qytetare Kuq e Zi, ne partine politike me te njëjtin emër. Programi politik i kësaj force te qendrës dhe me tone te forta nacionaliste, është i ndërtuar mbi 9 shtylla kryesore, te cilat janë njëkohësisht edhe arsyet perse Shqipëria mund te behet. Duke e prezantuar veten si një force kundër polarizimit politik, Aleanca thekson se mbështet fort bashkimin kombëtar te shqiptareve. Ne programin qe sjell Vizion Plus, shpjegohen edhe pikëpyetjet e ngritura nga natyra e aksioneve politike te kësaj force. Nacionalizmi është i domosdoshëm qe një demokraci ti shpëtojë dështimit, thuhet ne dokumentin programor te Aleancës. Shpesh drejtuesit e saj, kane deklaruar publikisht se kjo ndjenje është tretur tek shqiptaret vitet e fundit. Ndërsa ne piken e marrëdhënieve me fqinjët, AK kërkon negociata diplomatike për Çamërinë me Greqinë, si dhe marrëdhënie te mira me Beogradin vetëm nëse njeh Kosovën. Bashke me aspiratën për te qene pjese e qeverisjes qendrore e vendore, Aleanca propozon kufizimin e mandateve për çdo te zgjedhur partiak apo zyrtar, deri ne 2. Megjithatë për AK, Shqipëria mund te behet vetëm përmes zgjedhjeve te lira, e patjetër elektronike. Nëse do te vije ne pushtet, Aleanca garanton çlirimin e pasurive kombëtare te privatizuara përmes proceseve korruptive. Nder pikat e tjera te renditura ne statut është edhe korrigjimi i sistemit te drejtësisë, një ekspertize qe drejtuesi Kreshnik Spahiu e fitoi edhe fale gati 5 viteve si numri 2 i KLD. Nder alternativat e ofruara nga Aleanca për afrimin e shqiptareve qe jetojnë ne 2 shtete te ndara, është se pari unifikimi i prefiksit kombëtar me Kosovën, njësoj siç kane vepruar SHBA me Kanadanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›