E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoqet ne Azi ne renie

Stoqet ne tregjet me te medha aziatike dhe te Paqesorit kane qene ne renie.

Me fillimin e kontraktimeve te dites se sotme, treguesi “Hang Seng” i burses se Hong Kongut ra me 2.9 perqind, “Nikkei” i Tokios u zvogelua me 2.7 perqind dhe “All Ordinaries” ne Australi u pakesua me 1.1 perqind.

Treguesi “KOSPI” ne Seul pesoi nje renie prej 0.6 perqindesh. E vetmja burse qe kishte vlera pozitive ishte ajo e Taivanit ku “Weighted” fitoi 1.7 perqind.

Tregjet ne Azi dhe Paqesor nuk ndoqen rrjedhen e burses se Nju Jorkut diten e djeshme e cila u mbyll poztivisht.

“Dow Jones” fitoi mesatarisht 190 pike ose 2.1 perqind, treguesi “Standard & Poor's 500” u rrit me 2.6 perqind, ndersa “Nasdaq” rriti vleren me 2.5 perqind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›