SHBA, Obama le pas McCain, +8%

Kandidati demokrat per Shtepine e Bardhe, Barak Obama ka lene pas rivalin republikan John McCain duke u shkeputur me 8 perqind. Perfundimin e ka nxjerre sondazhi me i fundit i “Abc”-“Washington Post” sipas te cilit senatori i Illinoisit ka mbeshtetjen e 52 perqind te amerikaneve, ndersa McCain vetem 44 perqind.
Pyetesori eshte zhvilluar ne datat 26 deri ne 29 tetor dhe shkalla e gabimit vleresohet te jete me 2.5 perqind.
Nderkohe fushata mes dy kandidateve eshte nxehur pas akuzave reciproke qe McCain dhe Obama po bejne ndaj politikave te pales kundershtare.
Senatori republikan akuzoi Obamen se po i ofron kompanive te naftes heqje te taksave.
Gjate mitingut ne Defians te Ohajos, ai kritikoi Obamen per voten ne favor te projektligjit per energjine ne vitin 2005, e cila parashikonte heqje te taksave per kompanite e naftes, ndersa ai kishte votuar kunder.
Nderkohe Obama qe po zhvillon fushaten ne Florida, tha se McCain nuk po ben asgje tjeter, vecse vazhdon te ndjeke gjurmet e Bushit.