McCormack: Kosova është shtet sovran

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormak, tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë shumë ngushtë me evropianët lidhur me vendosjes e Misionit Evropian në Kosovë.Këto komente zoti McCormak i bëri dje në konferencën e rregullt për gazetarë në uashington lidhur me vendosjen e misionit të EULEX në Kosovë.I pyetur lidhur me shqetësimet e shqiptarëve të Kosovës për planin më të ri për misionin e EULEX, zoti McCormak tha: "Askush nuk po e kthen orën prapa këtu. Kosova është shtet sovran", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormak.