“McGonigal”/ Meta: Thikë mu në zemër për marrëdhënien shqiptaro-amerikane, para ligjit abuzuesit

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka kërkuar hetim të plotë për çështjen “McGonigal”, si një mënyre për të mbrojtur marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni. Në një postim në rrjetete sociale, Meta e konsideron çështje në fjalë një thikë m’u në zemër për marrëdhëniën mes dy vendeve, ndaj kërkon vënien përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit.
“Skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore këto ditë është vërtet një thikë m’u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç me të drejtë shkruan sot edhe z.Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë. Ndaj hetimi i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t’i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni. Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit cilëtdo qofshin ata!“, shkruan Meta.
Ish-zytari i FBI, Charles McGonigal u arrestua për korrupsion në Nju Jork, i akuzuar se i ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe nga një oligark rus. McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017 me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se i ka dhënë të paktën 225 mijë dollarë.
/rtsh.al/