E Shtunë, 31 Tetor 2026

McLeish menaxher i ri i Aston Villas

Aston Villa ka angazhuar Alex McLeish si trajner të ri të ekipit pas largimit të Gerard Houllier.

Skocezi sapo kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij te Birmingham City gjatë të dielës pas rënies së këtij ekipi nga Premier Liga, por kishte reaguar shpejt për të siguruar stolin e zbrazët në Villa Park.

“Jam i nderuar që kam këtë mundësi për të menaxhuar një klub me një histori fantastike si Aston Villa. Trashëgimia, historia e suksesit dhe tradita e Aston Villa janë imponuese dhe të parezistueshme. Sfida për mua është të përpiqem të shtoj kapitullin tim”, ka thënë McLeish në një prononcim për faqen zyrtare të Villas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›