E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golf McIlroy kryeson ne US Open

Rory McIlroy është në krye të turnit të parë të turneut US Open në golf, që po zhvillohet në Bethesda të Merilendit.

22-vjecari nga Irlanda e Veriut e ka mbyllur këtë fazë me 65 goditje, gjashtë nën kuotën e lejuar, duke lënë pas koreano-jugorin Yang Yong Eun.

Pas aziatikut vjen afrikano-jugori Charl Schwartzel me 68 goditje, i ndjekur nga italianët Matteo Manassero dhe Edoardo Molinari.

Këta të fundit e kanë mbyllur turnin me 74 dhe 75 goditje, përkatësisht me 3 dhe 4 më shumë se kuota e lejuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›