E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serie A Inter mbetet jetim

Ekipi prestigjioz i Interit ndodhet në një situatë të vështirë, pasi pas largimit të Leonardo ka mbetur pa një drejtues teknik.

Emri i fundit që ka qarkulluar për zënien e postit ka qenë ai i Sinisa Mihajlovic, por propozimi është refuzuar nga presidenti Massimo Moratti.

“Mihajlovic? Ai është pjesë e një skuadre tjetër. Për momentin nuk bëj lëvizje me ata që kanë ende kontratë”, ka deklaruar Moratti.

Duke hyrë në zyrat e kompanisë së tij, presidenti i Inter ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për kandidaturat e Gasperini dhe Delio Rossi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›