Mcchrystal, lufta është në Afganistan jo në Jemen
Autori i Lajmit: RedaksiaSHBA - Gjenerali Stanley Mcchrystal thotë se nuk është dekurajuar nga parashikimet dhe vlerëson se ka shumë më shumë luftëtarë të Al Kaedës në Jemen se sa në Afganistan, ku ai ka lajmëruar për rritje të numrit të trupave të SHBA-së. Gjenerali kryesor amerikan në Afganistan, reagoi kështu ndaj pyetjes së moderatores Diane Sauyer në televizionin ABC, e cila përmendi vetëm 100 anëtarë të Al Kaedës në Afganistan, ndërsa numëroi 300 të tillë në Jemen. Unë nuk mendoj se kjo luftë është në vendin e gabuar”,- tha Mcchrystal në intervistën e tij ekskluzive për Sauyer. Unë mendoj se populli afgan ka nevojë dhe e meriton këtë ndihmë. Stanley Mcchrystal tha se Al Kaeda nisi sulmet e 11 shtatorit 2001 nga bazat afgane dhe demonstroi se ka për qëllim të përpiqet të kthehet sërish në Agfanistan nëse do ti jepet mundësia nga regjimi i talebanëve apo mungesa e një qeverie të qëndrueshme. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme dhe presidenti e shprehu mjaft qartë: “Sulmet e fundit terroriste mbi SHBA-në kanë nisur në Jemen, përfshirë dhe tentativën e fundit për rrëzimin e avionit që i drejtohej Detroitit, ditën e Krishtlindjeve. Pavarësisht, presidenti Obama tha gjatë fundjavës së shkuar se ai nuk ka për qëllim të dërgojë trupa amerikane në Somali, një tjetër vend ku Al Kaeda është ulur këmbëkryq dhe po përpiqet të vendosë bazat e saj. Stanley Mcchrystal argumentoi tek Obama vitin e shkuar se, pa injektimin e trupave të tjera amerikane në Afganistan, shanset e Amerikës për të arritur një fitore ishin minimale. Obama autorizoi që 30 mijë trupa të tjera shtesë të viheshin në dispozicion të gjeneralit, dhe për këtë Mcchrystal tha se tashmë kryengritësit talebanë nuk e kanë më situatën nën kontroll dhe rebelimet e tyre janë goditur. Gjenerali tha se ai beson se po mban premtimin e një “tërheqjeje kuantike” në fushëbetejë. Ndërkohë, zyrtarët në Afganistan konfirmuan ditën e djeshme se gjashtë vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet e djeshme ndërmjet fshatarëve dhe forcave të sigurisë, gjatë një proteste në provincën jugore Helmand në Afganistan. Raportohet se demonstruesit në Garmsir protestonin kundër dyshimeve për shkatërrim të kopjeve të Kuranit në sulmet aktuale të NATO-s. Zëdhënësi i aleancës veriatlantike, Niko Melendez, tha se trupat ishin të vetëdijshmne për demonstrata, që ishin bërë pas një ndërhyrjeje në Garmsir, por ai nuk ka dhënë komente lidhur me raportet për të shtëna kundër demonstruesve. Zëdhënësi Melendez i ka hedhur poshtë akuzat për dëmtimin e kopjeve të Kuranit.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2010