E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyerja ndaj Obamës, Ried kërkon ta lërë pas

Autori i Lajmit: RedaksiaSHBA - Kreu i mazhorancës së Senatit, Harry Ried, u tha ditën e djeshme gazetarëve se ai dëshiron që të ecë përpara dhe të lërë pas komentet raciste bërë ndaj senatorit të atëhershëm, Barak Obama. Por sot Amerika është përfshirë nga një debat i gjerë për sjelljet raciste në vend dhe se si afroamerikanët shikohen dhe gjykohen. Sipas një libri të ri, të botuar për fushatën presidenciale të 2008-ës, “Ndyshimi i lojës”, nga gazetari i revistës Times, Mark Halperin, dhe ai i revistës “Neë York”, John Heilemann, demokrati nga Nevada e quajti Obamën një zezak me lëkurë të çelët pa dialektin e një afroamerikani, derisa nuk donte ta shfaqte atë. I kam kërkuar ndjesë presidentit amerikan. I kam kërkuar ndjesë çdokujt që mund të dëgjojë zërin tim, unë mund të kisha përdorur fjalë më të përshtashme”, - tha Reid për gazetarët ditën e shtunë. Po në këtë ditë, presidenti Obama tha se për sa i përket atij, ky kapitull ishte mbyllur gjatë një interviste me televizionin CNN. Dje Obama tha se i mjaftonte falja e Riedit. Komentet e kreut të mazhorancës së Senatit, Harry Ried, kanë shkaktuar një debat të gjerë politik brenda zyrave të Uashingtonit, por jo vetëm. Demokratët e kanë mbrojtur shefin e mazhorancës dhe kanë kërkuar ndjesë për deklaratën e tij me justifikimin se ai duhet të kishte zgjedhur fjalët e duhura për të bërë një koment të tillë. Por këto komente të Riedit kanë ngjallur një debat tjetër, njëri që është i fokusuar tek ajo çka ka thënë Harry Ried dhe tjetri tek politika. A kishte të drejtë senatori? Shumë afrikanoameikanë të njohur, të cilët folën dje për televizionin ABC, u shprehën të ofenduar nga përdorimi i fjalës zezak. Por ata thanë gjithashtu se ky koment ishte i vërtetë, se amerikanët në përgjithësi i dallojnë me këtë përshkrim nga afroamerikanët me lëkurë të errët. Dhe ky është një term më korrekt”,- tha Michael Eric Dyson, profesor sociologjie në Georgetoën University. Gjenerali i dalë në pension Kolin Pauell, tha se mes arsyeve që Obama arriti tia dilte në garën me të bardhët ishte mungesa e dialektit: “Obama fliste shumë mirë, si një njeri i bardhë”. Me sa duket, si Dyson ashtu edhe Pauell kanë të drejtë. Studimet e shumta tregojnë se akroamerikanët me ngjyrë më të zbehtë lëkure ka më shumë të ngjarë që të bëhen pjesë e administratës dhe fitojnë një vend pune sesa të tjerët. Një studim i Harvard Univeristy, i Jennifer Hochschild dhe universitetit të Virxhinias, thotë se paradoksi i ngjyrës së lëkurës tek të gjithë afroamerikanët e zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë, Senat apo në çdo post guvernatori që prej vitit 1865, zezakët me ngjyrë më të çelët lëkure kanë qenë më të shumtë në numër. Profesori i universitettit të Xhorxhias, Matheë Harrison, tha se pyetjes së racës i kushtohej një rëndësi shumë e madhe nga punëdhënësi në momentin e marrjes në punë. Në studimin e tij Harrison zbuloi se afroamerikanët me ngjyrë të errët lëkure kishin një disavantazh të dukshëm në krahasim me ata me ngjyrë më të çelët në momentin që thirreshin për të dhënë intervistën. Më shumë se 200 studentëve iu vunë foto të personave me ngjyrë dhe iu kërkuan të zgjidhnin ata më të përshtatshmit për pozicionin e punës. Rezultatet ishin mbresëlënëse. Zezakët me ngjyrë lëkure të errët që kishin një diplomë masteri MBA, preferoheshin më pak se ata që kishin një diplomë të thjeshtë Bachelor, por që kishin ngjyrë më të çelët lëkure. Rezultati i studimit: Ngjyra e lëkurës ndikon drejtpërdrejt më shumë sesa edukimi i personit dhe përmbushja e kushteve të punës.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›