E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë e PD-së në ndihmë të të përmbyturve

Autori i Lajmit: Redaksia
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, së bashku me të rinj të qytetit të Shkodrës, kanë dhënë ndihmën e tyre pranë Shtabit Qendror të Emergjencave në ndihmë të familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës. Siç janë angazhuar prej disa ditësh, të rinjtë e Forumit Rinor kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave për familjet e përmbytura. Ndërkohë që ndihmat për të gjitha familjet janë mundësuar nga qeveria qendrore, të rinjtë kanë ofruar ndihmën e tyre në burime njerëzore. “Ndihma e të rinjve të Forumit Rinor pranë shtabit të Emergjencave do të jetë e vazhdueshme. Ky është një veprim që shpreh vlerat dhe e të rinjve shqiptar, një akt shumë i rëndësishëm human. Përfitoj nga rasti të falënderoj të rinjtë e forumit dhe qytetit të Shkodrës për punën dhe ndihmën e deritanishme, dhe njëkohësisht ti
bëj thirrje të gjithë të rinjve që kanë mundësi të japin ndihmën e tyre”, - tha kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›