E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mcllwham:Zgjedhjet e 8 majit, mundësi për Shqipërinë

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona McIlwham ka bërë thirrje për një proces zgjedhor sa më pozitiv dhe transparent.
 

Në prag të ditës së zgjedhjeve vendore të 8 majit, Ambasadorja Britanike, Fiona McIlwham, i cilësoi këto zgjedhje si një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë.
 

"Ato janë një mundësi për të gjithë shqiptarët që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të vendosin për politikat vendore, një mundësi për zyrtarët, politikanët, komisionerët dhe policinë që të punojnë së bashku për të mbështetur qytetarët e tyre dhe një proçes pozitiv e transparent. Këto zgjedhje janë edhe një mundësi për Shqipërinë për të forcuar më tej përparimin e saj si një komb demokratik evropian. Unë shpresoj se Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi" tha ambasadorja.

Më tej ambasadorja Mcllwham shprehet se zgjedhjet janë jetike për proceset integruese të Shqipërisë, dhe u ka bërë thirrje palëve të bashkëpunojnë për një proces zgjedhor të drejtë.

Sipas saj zgjedhjet janë të rendësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian ndërsa shtoi se  zhvillimi i zgjedhjeve me sukses dhe  të kryera me profesionalizëm dhe integritet, janë jetike për ta arritur këtë.

"Ne ju urojme sukses në 8 maj dhe në vazhdimin e reformave” perfundon deklarata e ambasadores britanike Fiona McIlwham

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›