Zgjedhjet, sot dita e fundit e fushatës elektorale
TIRANE- Dita e sotme shënon fundin e fushatës elektorale për zgjedhjet e së dielës. Partitë kryesore pasi kanë prekur thuajse gjithë Shqipërinë, dhe kanë shpalosur programet dhe premtimet e tyre, kanë njoftuar pasditen e sotme mbajtjen e tubimeve përmbyllëse të fushatës.
Dy partitë kryesore, Partia Demokratike bashkë me aleaten e saj LSI-në do të jenë në orën 19:30 në sheshin Nënë Tereza, ndersa opozita do të mbajë mitingun e saj rreth orës 18:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit
Ndërkohë në ditët e fundit janë shtuar thirrjet nga ndërkombëtarët për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të qetë, pasi ky është një moment shumë vendimtar për proceset integruese të Shqipërisë.
Pa një muaji fushate, neser Shqiperia do te jete ne heshtje zgjedhore.