E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen sms-te e anetareve te KQZ me Flamur Noken

TIRAN - Komisioni Qendror i Zgjedhjet behet pjese e nje skandali duke vendosur veten nen urdhrat e Partise Demokratike. Teksa diskutohej paraditen e djeshme per trajnimin e komisionereve nje prej anetareve te institucionit te administrimit te zgjedhjeve Hysen Osmani i kerkonte udhezime sekretarit organizativ te PD-se Flamur Noka si te vepronte per trajnimin e komisionereve. E gjitha kjo eshte filmuar nga kamerat e televizioneve te pranishme ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se.

Pamjet e filmuara te mesazhit te derguar nga zoti Osmani drejt sekretarit Organizativ ne Partine Demokratike lene te dyshosh per paanesine e institucionet qe administron zgjedhjet. Z.Flamur Po te keni komisionere gati trajnuesit e KQZ-se i kemi gati qe sot pasdite edhe neser gjithe diten ne oren 16.00 jo se kane trajnim me ata te numerimit te votave. Vetem te PD ku te doni ju. Suksese- thuhet ne mesazhin e derguar nga anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Pjesa e fundit e mesazhit Vetem te PD ku te doni ju hedh dyshime edhe per menyren e trajnimit te komisionereve pasi KQZ nuk ka asnje arsye qe ti ndaje ne dy grupe te ndryshme.

Nga ana tjeter permes ketij mesazhi jo vetem qe institucioni i administrimit te zgjedhjeve vihet plotesisht ne dispozicion te Partise Demokratike por edhe i urohet suksese per ne vijim. Mjafton ky rast per te lene te kuptuar se sa shume mesazhe te tjera apo telefonata kane ndikuar ne vendimmarrjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Edhe ne raportet e OSBE-ODHIR eshte kritikuar vendimmarrja e njeanshme politike per ceshtje te rendesishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›