Euro në dorën e dy italianëve, njëri mund ta vrasë, tjetri ta shpëtojë

Në muajin gusht, Silvio Berluskoni mori një letër drithëruese. Letra paralajmëronte se “aksioni i menjëhershëm i autoriteteve italiane është i domosdoshëm për të rikthyer besimin e investitorëve”. Letra përcaktonte një plan për privatizimet dhe liberalizimin ekonomik, duke kërkuar shkurtime në shpenzimet qeveritare. Sipas kësaj letre të nënshkruar nga Presidenti i Bankës Evropiane, Jean-Claude Trichet, dhe pasardhësi i tij Mario Draghi, buxheti do të bilancohej në vitin 2013.
Kërcënimi ishte i qartë: Banka Qendrore Evropiane do ta ndihmonte Italinë vetëm nëse kryeministri ndërmerrte aksion për të zvogëluar borxhin e madh të vendit, shkruan.
Berluskoni adoptoi një buxhet të ri me masa kursimesh por virtualisht nuk bëri asgjë për të përshpejtuar rritjen sklerotike të Italisë. Prandaj me 23 tetor, në samitin e mbajtur në Bruksel, Gjermania dhe Franca “ia tërhoqën veshin” Berluskonit. “Italia duhet të shpëtojë veten”, tha kancelarja gjermane. Nëse Italia mbaron, edhe euroja vdes.
Pas incidentit diplomatik që u shkaktua nga e qeshura ironike e Merkelit dhe Sarkozisë kur u pyetën për Berluskonin të dielën, kryeministri italian u paraqit të mërkurën me një letër ku dukej që “e tërhequra e veshit” nuk i kishte bërë efekt. Ai e kishte mbushur letrën me justifikime personale dhe me disa premtime, shumica e të cilëve të vjetër. Por, Berluskoni e di që edhe koncensionet e tij më të vogla i rrezikojnë maxhorancën.
Kështu, Berluskoni fajëson liderin e “Ligës së Veriut”, Umberto Bossi, për mbajtjen peng të reformës së pensioneve. Boosi në anën tjetër akuzon Draghin, i cili me 1 nëntor merr postin e drejtorit të Bankës Qendrore Evropiane, se po përpiqet të minojë qeverinë. Letra e Bankës Qendrore Evropiane, thotë Bossi, ishte “një breshëri kundër Berluskonit”.
E ardhmja e euros në këtë mënyrë mund të përcaktohet nga veprimet e këtyre dy italianëve: Berluskoni, kllouni që mund ta vrasë, Draghi, teknokrati i cili mund të jetë njeriu i fundit që mund ta shpëtojë atë. Marrëdhënia e tyre e re mund të mos fillojë në mënyrën e duhur pasi Berluskoni u shkëput nga samiti (26 tetor) për t’u prononcuar për një televizion italian duke thënë se euro-ja ishte një “monedhë pa një bankë qendrore pas saj”.
Brezi i dobët politik i sjellë nga Berluskoni përfundimisht mund të shkelmohet jashtë politikës, por nuk ka zëvendësues për të qenë. Një ide është që Italia të drejtohet si në të kaluarën nga një qeveri teknokrate e cila do të implementonte reformat e kërkuara nga BE-ja, më mbështetje të të gjitha forcave.
Kështu, 150 vjet pasi hodhi tej zgjedhën e huaj dhe mori pavarësinë, shteti italian akoma ka nevojë për të “huajt”. Roli që për një kohë luajti Amerika ndaj Evropës. Tani, “detyruesi” i huaj ka një emër italian, Zoti. Draghi. Nëse euroja kërkon të mbijetojë, bosi i ri i Bankës Qendrore Evropiane do të duhet të shpëtojë vendin e tij jo vetëm nga tregjet, por edhe nga politikanët e vetë Italisë.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-10-28 19:07