E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërnjak, Serbët largojnë vetë barrikadat

Të gjitha barrikadat që çojnë në pikën kufitare 31 në Bërnjakë janë hequr nga vetë serbët lokalë, raporton televizioni kosovar KTV.

Zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin ka thënë për KTV-në se rruga për në këtë pikë kufitare është e lirë dhe qarkullimi mund të bëhet normalisht.

Kjo ka ndodhur pas konsultimeve që ka pasur Komanda e KFOR-it me serbët lokalë, ka thënë Martin.

Ndërkohë, po sipas Martin, barrikadat mbesin në rrugën që dërgon për në pikën kufitare 1 në Jarinje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›