Me 12 mars proteste per rritjen e cmimeve

Sindikata e Minatoreve ka njofuar te gjithe qytetaret te marrin pjese ne nje proteste kunder rritjes se cmimeve. Protesta eshte lajmeruar te mbahet me 12 mars para godines se Ministrise se Financave. Rritja alarmante e cmimeve sidomos ato te ushqimeve kane arritur ekstreme te papara. Pritshmeria pas zgjedhjeve lokale eshte edhe me e zymte se sot. Qeveria ben sehir e nuk merr asnje mase. Te shtunen dt.12 Mars ora 11.00 para Ministrise se Ekonomise i ftojme te gjithe pensionistet dhe shtresat ne nevoje por edhe te gjithe qytetaret qe sot jane me kulete te pergjysmuar bashke me ne minatoret- thuhet ne njoftimin per shtyp bere nga sindikata e minatoreve. Protestuesit do te kerkojne kompensimin e mallrave te shportes per te gjithe kategorite e pensioneve dhe rrogave.